
Aktori Mickey Rourke po stërvitet në Akademinë e boksit në Moskë. Por duket se ai ka një konsideratë edhe për presidentin rus, Vladimir Putin. Ai e ka quajtur një djalë të mirë.
Aktori Hollywood-ian Rourke prej disa ditësh po qëndron në Moskë ku është fotografuar përpara një qendre komerciale në Sheshin e Kuq të Moskës, së bashku me qindra persona të tjerë për fushatën e dytë të shitjes së bluzave suvenir me foton e stampuar të Putinit.
Edhe aktori i famshëm mbante veshur një nga T-shirt me foton e stampuar të liderit të Kremlinit. Mickey Rourke ka shprehur edhe një opinion duke thënë, “nëse nuk do të më pëlqente nuk do ta blija. E kam takuar disa herë dhe ka qenë shumë xhentil dhe një person normal”.
Top Channel