Aktori Mickey Rourke vlerëson Putinin

13/08/2014 00:00

Aktori Mickey Rourke po stërvitet në Akademinë e boksit në Moskë. Por  duket se ai ka një konsideratë edhe për presidentin rus, Vladimir Putin. Ai e ka quajtur një djalë të mirë. 

Aktori Hollywood-ian Rourke prej disa ditësh po qëndron në Moskë ku është fotografuar përpara një qendre komerciale në Sheshin e Kuq të Moskës, së bashku me qindra persona të tjerë për fushatën e dytë të shitjes  së  bluzave suvenir me foton e stampuar të Putinit.
 

Edhe aktori i famshëm mbante veshur një nga T-shirt me foton e stampuar të liderit të Kremlinit. Mickey Rourke ka shprehur edhe një opinion duke thënë,  “nëse nuk do të më pëlqente nuk do ta blija.  E kam takuar disa herë  dhe ka qenë shumë xhentil dhe një person normal”.

FOTO GALERI
1/12
Aktori Mickey Rourke vlerëson Putinin

Top Channel