Plagoset me armë zjarri në banesë 40-vjeçari

10/08/2014 00:00

Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri gjatë mbrëmjes së të dielës në qytetin e Shkodrës.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se personi i plagosur është identifikuar dhe është shtetasi Sadedin Lohja, i cili është plagosur në banesën e tij. Mësohet se 40-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit.

Rrethanat dhe shkaqet e kësaj plagosjes janë ende të paqarta, ndërsa forcat e policisë, të cilat mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, po hetojnë për zbardhjen e plotë të saj.

Top Channel