Familja belge rrezikon mbytjen

09/08/2014 00:00

Tre shtetas belgë anëtarë të një familjeje që lundronin me jahtin e tyre turistik kanë rrezikuar mbytjen në ujërat shqiptare.

Jahti me të cilin lundronin ka pësuar defekt, ndërsa deti me dallgë e ka shtuar rrezikun, ndaj turistët kanë lëshuar sinjalin S.O.S. kur jahti ndodhej rreth 3 milje larg bregut.

Shërbimi e Policisë Kufitare në Durrës ka nisur për ndihmë mjete lundruese të cilat e kanë rimorkiuar dhe ankoruar jahtin në një prej kalatave të Portit të Durrësit.

Burimet nga policia kufitare bënë të ditur se shtetasit Arian, Princesse dhe Alissa Dalija janë banorë të Anderlehtit në Belgjikë dhe kanë ndërmarrë një udhëtim turistik përgjatë brigjeve të një pjese të Mesdheut.

Pas riparimit të defektit ata kane nisur sërish lundrimin.

Top Channel