Mundësia e dytë e maturantëve ngelës

08/08/2014 00:00

Mbi 25 mijë maturantë të cilët nuk munden të marrin nota kaluese në provimet e maturës shtetërore tashmë do të kenë një tjetër mundësi.

Ministria e Arsimit ka nxjerrë një urdhër ku përcakton se këta maturantë mund të japin provimin e gjuhës shqipe më 27 gusht dhe atë të matematikës në datën 30 gusht.

Drejtorja e Drejtorisë së Vlerësimit në Agjencinë Kombëtare të Provimeve, Antoneta Luli tha se testi do të jetë në të njëjtjen shkallë vështirësie si herën e parë.

“Gjithçka bazohet në rregulloren e Maturës Shtetërore të sesionit të parë duke ruajtur të njëjtat standarde, të njëjtën mënyrë vlerësimi, të njëjtin formulim testi, të njëjtat pyetje në kuptimin si strukturë. I njëjti standard dhe nuk ka asnjë ndryshim nga sesioni i parë. Deri në këtë moment nuk kam ndonjë informacion nëse këta maturantë kanë të drejtë të aplikojnë për shkollën e lartë”, thotë Antoneta Luli, Drejtore e Agjencisë së Vlerësimit.

Ministria e Arsimit pasi të kryejë provimet për të gjithë maturantët mbetës do të vendosë nëse këta të rinj do të penalizohen duke humbur vitin apo do të kenë ndonjë mundësi për të konkuruar për të vijuar studimet në arsimin e lartë.

Top Channel