“Ligji kufizon shkarkimin e Fullanit”

08/08/2014 00:00

Deputeti socialist, Erion Braçe, njëherësh dhe kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, në një postim të fundit në “Facebook” shkruan se qëndrimi i tij për nevojën e një reforme të thellë ligjore, strukturore dhe njerëzore në Bankën e Shqipërisë mbetet.

Dhe se Guvernatori i Bankës së Shqipërisë nuk ka më as moralin, as forcën, as besimin dhe as të drejtën ta bejë ketë. Por nga ana tjetër, thotë Braçe, peticioni i propozuar sot nga Shoqëria Civile synon të largojë vëmendjen nga vjedhja për të përballur njerëzit me qeverinë dhe Kuvendin.

Sipas Braçes, i cili i referohet disa pikave të ligjit,  “qeveria ka kufizime për të pezulluar Guvernatorin  apo anëtarët e tjerë të Këshillit Mbikëqyrës. Ndaj, thotë në “Facebook” deputeti socialit, cilido që tenton të gjejë hajdutët, jo në Bankën e Shqipërisë, por qëllimisht në Kuvend, janë gabime me qëllim.

Nga ana tjetër, Braçe propozon që ligji për Bankën e Shqipërisë duhet të çlirohet nga kufizimet që, sipas tij, janë të qëllimshme për të mbrojtur Guvernatorin të zënë në faj moral, ekzekutiv moral, administrativë dhe penal.

Top Channel