
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë deklaron se sistemi rregullator dhe procedurat e brendshme të bankës për administrimin dhe ruajtjen e Thesarit janë hartuar në përputhje të plotë me ligjin.
Pas një mbledhje të posaçme, të zhvilluar mbi çështjen e vjedhjes së Thesarit, anëtarët e këshillit deklarojnë se shkaku i kësaj ngjarje kriminale është moszbatimit i rregullave dhe procedurave nga punonjës të veçantë të bankës.
Po kështu në deklaratën e lëshuar pas mbledhjes, anëtarët e këshillit kanë konfirmuar mbështetjen dhe kanë miratuar masat e marra nga drejtuesit administrativ të bankës për menaxhimin e situatës, duke lënë dhe disa rekomandime për forcimin e mëtejshëm të sigurisë në të gjitha hallkat e përpunimit dhe ruajtjes së parasë kesh.
Një ditë më parë, të pyetur nga Prokuroria, dy nga të arrestuarit për vjedhjen në Bankën e Shqipërisë thanë se ata nuk kanë pasur një rregullore dhe askush nuk merrte vesh për detyrat që duhej të kishte gjithsecili.
Çështja e supervjedhjes vijon të jetë nën hetim dhe Këshilli Mbikëqyrës thotë se jep mbështetjen e plotë për drejtësinë.
Top Channel