Prezantuesja pa shami, skandal në Arabinë Saudite

06/08/2014 00:00

Shfaqja pa shami e një prezantueseje saudite për herë të parë në historinë e televizionit shtetëror të Arabisë Saudite ka provokuar një skandal sipas gazetës britanike ‘The Independent’.

Prezantuesja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, ka lexuar një njoftim nga Londra për rrjetin televiziv Al Ejbariya.

Edhe pse femrat shfaqen shpesh pa shami në programe të ndryshme në televizionet saudite, kjo ishte hera e parë që një femër shfaqet me kokë të zbuluar në një edicion informativ.

Zëdhënësi i televizionit Al Ejbariya ka deklaruar se prezantuesja ka qenë në një studio në Mbretërinë e Bashkuar.

“Nuk ishte në studiot që kemi në Arabinë Saudite. Ne nuk pranojmë asnjë shkelje të vlerave tona”, tha zëdhënësi, i cili shtoi se do merren masa që diçka e tillë nuk do përsëritet më.

Top Channel