Mashtrimi me TVSH, pranga 53-vjeçarit

06/08/2014 00:00

Policia e Tiranës arrestoi një 53-vjeçar i cili dyshohet si pjesë e një grupi prej 10 personash të akuzuar për mashtrime me skemat e TVSH-së.

Estref Dedja u prangos këtë të mërkurë pas urdhërit të lëshuar nga Gjykata e Tiranës e cila ka dhënë masën e sigurisë në mungesë arrest me burg.

53-vjeçari Dedja është personi i nëntë nga grupi prej 10 personash që akuzohet për mashtrime në shuma të mëdha me skemat e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Ndaj tetë prej tyre ka nisur tashmë procesi gjyqësor.

Grupi i mirëorganizuar manipulonte me skemat dhe dyshohet se kanë përvetësuar në mënyrë të paligjshme mbi 2 milion euro.

Top Channel