Familja Kardashian zbarkon në Ibiza

02/08/2014 00:00

Motivi i ardhjes në Ibiza i familjes Kardashian ishte ditëlindja e dizajnerit të “Givenchy”,  Riccardo Tisci.

Kim Kardashian dukej shumë elegante me të zeza ashtu sikurse Kendall dhe mamaja e tyre Kriss. Ylli i “reality”-it ka një lidhje të veçantë me Riccardo Tisci-n sepse ai ishte edhe dizajneri i fustanit të nusërisë kur u martua me Kanye West në muajin maj.

Tema e party-it ishte ngjyra e zezë. Gjithashtu, edhe Kendall ka një lidhje të veçantë me “Givenchy” sepse gjatë këtij viti prezantoi krijimet e koleksionit të fundit të markës. Për t’i uruar 40 vjetorin mikut të saj, Kim pozoi pothuajse e zhveshur duke e postuar foton në Instagram.

Gjithashtu, i pranishëm në festën e stilistit ishte edhe Justin Bieber që para pak ditësh u përfshi në një sherr me Orlando Bloom.

FOTO GALERI
4/12

Top Channel