Brenda bunkerëve luksozë të miliarderëve në Alpet Zvicerane, “kasafortat” sekrete 100 metra nën tokë
Tre vjet pas albumit të fundit “Black and white America”, Lenny Kravitz rikthehet në muzikë. Pas single-it “The Chamber” vjen “Sex”, që pritet të dalë më 23 shtator.
Koveri i këngës që do të publikohet lë pak vend për imagjinatë. Lenny Kravitz shfaqet me pantallona lëkure duke i qëndruar besnik stilit të tij. Kjo është një zgjedhje vërtet “sexy”. Disa thonë që është një homazh për kopertinën e albumit të Rolling Stones, “Sticky Fingers”, të vitit 1971.
Pas prezantimit, Kravits do të fillojë edhe turin e tij të koncerteve nëpër botë. Albumi i fundit i artistit “Black and white America” u prezantua në gusht të vitit 2011. Lenny Kravitz është një kantautor, luan shumë instrumente dhe është shumë origjinal në stilin e muzikës që krijon.
Ai fitoi “Grammy Awards” për “Best Male Rock Vocal Performance” katër vite radhazi, nga 1999-2002, duke thyer rekordin për shumë fitues në këtë kategori.
Top Channel