Këngëtarja Alicia Keys ka pranuar se është në pritje të fëmijës së saj të dytë me bashkëshortin Swizz Beatz.
Këngëtarja e dha lajmin përmes “Twitter-it” dhe Instagramit me rastin edhe të 4-vjetorit të martesës së saj. 33-vjeçarja është mamaja edhe e një djali 3 vjeç dhe gjatë një intervistë ajo u shpreh: “Kjo është jeta më e bukur që po kalojmë”.
Bukuroshja e R&B tha: “Gëzuar përvjetorin e martesës dashuria e jetës time! Dhe do të bëhet edhe më e ëmbël kur të bekohemi me një ëngjëll tjetër.Ti më bën të lumtur dhe ne do jetojmë kështu edhe për shumë vite të tjera”.
Edhe bashkëshorti i saj Swizz Beatz tha: “Dashuria është jeta dhe jeta është dashuria dhe jemi shumë të lumtur për dhuratën që Zoti po na bekon.”
Top Channel