Modele të rrumbullakosura në edicionin e ri të kalendarit Pirelli

26/07/2014 00:00

Kalendari më i ri i Pirellit është duke bërë historinë, ku për herë të parë në këtë edicion do të pozojë një modele me forma të rrumbullakosura.

29-vjeçarja Candice Huffine, e cila ka lindur në Maryland dhe ishte në koverin e “Vogue Italia” në vitin 2011 është pjesë e edicionit të vitit 2015 të kalendarit Pirelli, me dizajner shefin editorial të  “Vogue Paris”, Carine Roitfeld.

Modelet që do të pozojnë janë Adriana Lima, Natalia Vodianova, Karen Elson dhe shumë të tjera. Është hera e parë për kalendarin Pirelli me një histori 50-vjeçare që një nga yjet e faqeve të tij të jetë një modele me forma të rrumbullakosura.

29-vjeçarja, Candice Huffine është krenare që është përzgjedhur. “ Prezenca ime në këtë set tregon se gjërat po ndryshojnë”, tha 29 vjeçarja për “Vogue”.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel