Lana Del Rey: Kam fjetur me shumë meshkuj në industrinë e muzikës

23/07/2014 00:00

Lana Del Rey ka shkaktuar shumë zhurmë me këngën e saj të re “F……d my way up to the top”. Ajo ka pranuar  që ka elemente të së vërtetës në tekstin e këngës që është pjesë e albumit më të ri “Ultraviolence”.

Edhe pse këngëtarja ka pranuar se ka patur marrëdhënie seksuale me shumë meshkuj të industrisë së muzikës ajo e ka mohuar faktin se kjo e ka ndihmuar në karrierën e saj.

Këngëtarja që emrin e saj të vërtetë e ka Elizabeth Grant tha për Complex, “ Unë kam fjetur me shumë meshkuj të industrisë së muzikës.  Por asnjëri prej tyre nuk më ka ndihmuar në lidhjen e kontratave me shtëpitë diskografike dhe kjo është e mërzitshme”.  

Lana ishte e fejuar me rock-erin Barrie-James O’Neill dhe gjithastu është përfolur për flirte me Marilyn Manson, Asap Rocky dhe këngëtarin e Guns n’ Roses,  Axl Rose. Kohët e fundit këngëtarja  po shijon një romancë me fotografin italian të revistës “Vogue”, Francesco Carrozzini.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel