Kanye West në kopertinën e revistës “GQ”

19/07/2014 00:00

Reperi i famshëm  Kanye West është zgjedhur në kopertinën e revistës “GQ” për muajin gusht.  Ai është një kampion i hip hopit por ka filluar që të përqafojë edhe botën e modës. 

Gjatë intervistës për revistën ai jep këshilla sesi të vishemi si “zot”  me stil dhe të jemi origjinalë. Në koverin e revistës titulli kryesor është  Kanye West na tregon, si të rritemi, si të shpëtojmë martesën dhe si të vishemi si zot.

Përveç muzikës fashioni është pasioni më i ri i Kanye-it. Ai konsiderohet si një ndër meshkujt në botën e showbizz-it i veshur me shumë stil.  Reperi është duke zhvilluar edhe turin e tij “Yeezus” në Evropë.

Bashkëshortja Kim Kardashian nuk e ka ndjekur për shkak të angazhimeve me filmimet e reality show-t  “The keeping up with Kardashians”.  Çifti vendosi kurorë në Forte di Belvedere në Firence më 24 maj të këtij viti. Kim dhe Kanye kanë edhe një vajzë  North që muajin e kaluar festoi edhe 1 vjetorin e ditëlindjes.

Top Channel