Trupi perfekt i 50-vjeçares
18/07/2014 00:00
Elle Macpherson njihet me nofkën “Trupi” pasi në rininë e saj ka qenë modelja me trupin më të bukur në industrinë e modës.
Gjithsesi, nga fotot e mëposhtme shihet se kjo nofkë i shkon ende shumë për shtat 50-vjeçares.
Bukuroshja bjonde po kalon aktualisht disa ditë pushimesh në një jaht luksoz në brigjet e Sardenjës në Itali dhe është parë me bikini. Ish-modelja australiane shoqërohej nga bashkëshorti i saj Jeffery Soffer.
Elle Macpherson ka qenë modelja e ‘Sports Illustrated’ gjatë viteve ’80 dhe nuk do të dukej keq nëse do të pozonte edhe sot për kopertinën e kësaj reviste.
Top Channel