“Summer Fest” në Strugë
18/07/2014 00:00
Pas Tiranës, Prishtinës e Pogradecit, Struga është ndalesa e radhës e “Summer Fest”.
Muzikë, humor, balet dhe shumë argëtim premtohet për të gjithë të pranishmit nën prezantimin e Ledion Liços dhe Luana Vjollcës, me këngëtarët Lindi Islami, Venera Lumani,Shpat Kasapi, Dren Abazi, Adrian Gaxha dhe Floriani, aktorëve të trupës së Portokalli, balerinëve të trupës së baletit të Top Channel, artistëve të cirkut.
Për të mos harruar edhe modën, panairet, si dhe konkurrimi “Dance Zone” me Klajdi Selimin, grupe breakdance, dubstep, free style etj.
Me mbështetjen e Komunës Strugë dhe Agjensisë Kombëtare të Turizmit, “Summer Fest” sonte në Strugë.
Top Channel