Selena dhe fushata “anti-Bieber”

18/07/2014 00:00

U përfol për një rikthim të saj me problematikun Justin Bieber, por duket se sërish janë ndarë. E megjithatë, Selena Gomez nuk duket se ka mbetur “pa gjumë” për statusin e saj të beqarisë.

Ylli i hitit “Come and get it” ka qenë duke shijuar një udhëtim në Itali, për të marrë pjesë në një festival filmi “Ischia Global Film & Music Festival”, gjatë javës së kaluar, teksa ka vendosur të bëjë disa “selfie” me fansat e saj nëpër rrugë, të premten.

E veshur me një fustan tepër veror, Selena duket se ia dedikoi një pjesë të vyer të kohës së saj të lirë fansave meshkuj, të veshur e të zhveshur, duke e bërë disi më “hot” këtë fushatë “xhelozie ndaj Bieber”-it.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel