Irina Shayk shfaqet seksi gjatë pushimeve

18/07/2014 00:00

Përpara se të debutojë në kinema me rolin e saj të parë në filmin “Herkuli”, në rrjetet sociale Irina Shayk ka vendosur të shfaqë bukurinë e saj. Modelja ruse është me pushime me të dashurin e saj Cristiano Ronaldo, futbollistin e Real Madrid.

Shayk ka postuar një foto në Instagram e shtrirë në shezlong duke shijuar rrezet e diellit. Gjithashtu, pak ditë më parë ajo postoi një foto me të dashurin.  

Tashmë Irina, përveç fushës së modës po përpiqet që të futet në botën e kinematografisë. Shayk luan në filmin “Hercules” rolin e Megaras, gruaja e dashuruar me Herkulin.

Filmi pritet që së shpejti të dalë në rrjetet e kinemave. Ajo ka studiuar marketing dhe karriera si modele e ka mësuar sesi të përfitojë maksimalisht nga imazhi i saj.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel