“Burgjet e dhjamit” në Kinë, moda e re për humbje peshe me rregulla të rrepta
Iluzionisti anglez, Dynamo, ka mundur të parashikojë dy javë përpara mbarimit të Kupës së Botës në Brazil se çfarë pritej të ndodhte dhe kush do e fitonte Kupën e Botës.
Në një regjistrim dy javë më parë dhe të vulosur, magjistari i famshëm anglez, Dynamo, ka bërë parashikimet e tij dhe vetëm pas mbarimit të Botërorit, në stacionin e fuqishëm televiziv ‘Sky Sports Neës’ ka dorëzuar zarfin me CD-në e regjistruar e cila është transmetuar “live”. Ai pati parashikuar se në finale do të luante një ekip evropian (ose Italia ose Gjermania) me Argjentinën. Ai parashikonte se goli i fitores dhe i vetmi gol i ndeshjes do shënohej nga lojtari me moshën më të re në fushë. Dhe ashtu ndodhi, gjermani Gëtce shënoi në shtesë.
Në fund të regjistrimit në CD, iluzionisti 30-vjeçar e mbyllte me urimin në gjermanisht “Auf Ëiedersehn”. Ai po ashtu kishte parashikuar se Ronaldo, Neymar apo Mesi do detyroheshin të linin Kupën e Botës për shkak të një lëndimi dhe kishte parashikuar lëndim në shpinë. Dhe e gjeti pasi ishte braziliani Neymar.
Fatkeqësisht, 30-vjeçari anglez nuk kishte mundur të parashikonte dot dështimin e ekipit anglez në këtë Botëror.
Top Channel