Gjykata e Lartë ul dënimin e Lul Berishës

16/07/2014 00:00

Gjykata e Lartë rrëzoi burgimin e përjetshmë për Lulzim Berishën, një prej drejtuesve të të ashtuquajturës “Banda e Durrësit” dhe vendosi që ai të vuaje dënimin me 25 vite burg.

Pas tetë sencave të zhvilluara në Gjykatën e Lartë, Kolegji Penal i drejtuar nga gjyqtari Shkelzen Selimi ka argumentuar se aktiviteti kriminal i Lulzim Berisha është kryer në vitet 1998-2000 dhe duhet dënuar me ligjin e kohës së kryerjes së krimeve.

Në atë kohë vrasja me paramendim dënohej me maksimum 25 vjet. Po ashtu, për kohen kur ka kryer krimet nuk ekzistonte në ligj koncepti organizatë kriminale. Ndërkaq, Kolegji Penal ka vendosur lënien në fuqi të dënimeve për të pandehurit e tjerë, me përjashtim të, Plarent Dervishajt, i dënuar në mungesë për  të cilin u vendos rigjykimi për shkaqe proceduriale.

Ndërkaq mësohet se ky vendim nuk u mor në unanimitet, pasi 2 nga 5 gjyqtarët e Kolegjit Penal, konkretisht Ardian Dvorani dhe Admir Thanxa votuan kundër prishjes së vendimit të mëparshëm.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta