Raoul Bova: Një vit shumë i vështirë, kam rilindur falë ndihmës së zotit

15/07/2014 00:00

Aktori italian, Raoul Bova  ka kaluar një moment shumë të vështirë gjatë këtij viti pas ndarjes nga bashkëshortja e tij, Chiara.  “Por kam rilindur falë ndihmës së zotit dhe punës që më ndihmoi ta kaloj”, thotë Bova.

Së shpejti aktori  do të jetë në kinema  me “Fratelli Unici” me Luca Argentero,  “Scusate se esisto” me Paola Cortellesi, “Torno indietro e cambio vita”  me Giulia Michelini e “La scelta” me Ambra Angiolini. Ndërsa tek “Angeli” do të shfaqet me Vanessa Incontrada.

“Në këtë vit puna  më kanë ndihmuar shumë si psikologjikisht dhe si fizikisht për të kaluar këtë moment vështirësie. Në momentin më dramatik kam patur mundësinë të luaj në 4 filma  që dëshiroja t’i bëja. E kam marrë si një dhuratë të bukur nga zoti”, thotë Bova. 

FOTO GALERI
1/6
Raoul Bova: Një vit shumë i vështirë, kam rilindur falë ndihmës së zotit

Top Channel