Rihanna feston fitoren me futbollistët e Gjermanisë

14/07/2014 00:00

Natë feste në Rio de Zhaniero për Gjermaninë që tashmë është kampione e botës. Festa është bërë akoma më drithëruese sepse e ftuar speciale ishte Rihanna.

Popstari ka bërë tifozllëk në mënyrë të çmendur për kombëtaren gjermane në shkallët e stadiumit Marakana dhe më pas ka festuar fitoren me lojtarët dhe kupën në dorë.

Postimi i fundit në “Twitter” pas një nate shumë të gjatë  nga këngëtarja bukuroshe nga Barbados ishte: “Kupën e botës e kam prekur, e kam mbajtur në dorë dhe kam bërë selfie”.

Rihanna ka bërë foto me Mario Goetze, Bastian Schweinsteiger, Lukas Podolski dhe Miroslav Klose.  

FOTO GALERI
1/9
Rihanna feston fitoren me futbollistët e Gjermanisë

Top Channel