E akuzuar për evazion fiskal, ylli francez i filmave Isabelle Adjani dënohet me 10 muaj burg dhe gjobitet 10 mijë euro
Aktorja Gwyneth Paltrow është kurorëzuar gruaja më bukur në botë për vitin 2013, por ky ishte një titull që ngjalli shumë debate.
Tashmë, Paltrow është kritikuar për imitimin e ikonës së stilit, Audrey Hepburn, në fushatën e re publicitare të kompanisë së kozmetikës, ‘Max Factor’.
Në foto 41-vjeçarja pozon me flokë të mbledhura, fustan të zi dhe një varëse me perla sikurse Hepburn në imazhet e saj klasike. Në “Twitter” kanë vërshuar një lumë kritikash për faktin se ishte zgjedhur Gwyneth për të rikthyer imazhin e Hepburn.
Në rrjetet sociale janë shkruar komente të tilla si “ajo nuk është aq e bukur sa të imitojë Audrey”. Një tjetër person shkruan: “Kjo është gjëja më qesharake që kam dëgjuar gjithë ditën”.
Top Channel