Futbollistët e Gjermanisë pas fitimit të trofeut filluan të festonin në stadiumin e Marakanasë, por nuk mund të rrinin pa iu bashkuar festës të dashurat dhe bashkëshortet e tyre, që ishin të pranishme në shkallët e stadiumit.
Të gjitha zbritën në fushë duke përgëzuar partnerët për këtë fitore të madhe në ndeshjen më të rëndësishme të jetës së tyre, ku u kurorëzuan edhe mbretërit e botës në futboll.
Andre Schurrle ishte i lumtur për prezencën e të dashurës së tij, Montana Yorke.
Në fushë edhe Lena Gercke, e dashura e mesfushorit të Real Madridit, Sami Khedira.
E pranishme ishte edhe e dashura e Bastian Schweinsteiger, Sarah Brander.
Një ndër më të lumturat dhe që përjetoi momente shumë të veçanta ishte Ann-Kathrin Brommel, e dashura e shënuesit të golit të fitores për Gjermaninë, Gotze.
Top Channel