Mësuesja i bleu dikur këpucë… Rihanna sot i dhuron një shtëpi
Botërori i Brazilit prej fillimit tërhoqi vëmëndjen për mënyrën se si po pëfshiheshin shumë femra në këtë eveniment. Në fakt ato nuk luanin në fushën e futbollit, por gjenin mënyra që për to ishin të arsyeshme për të motivuar ekipin e zemrës.
Lajmi më i cuditshëm i ditëve të para lidhej një më aktore kiliene të filmave pornografikë e cila premtonte 12 orë seks falas nëse ekipi i Kilit fitonte ndaj Australisë. Kili fitoi e Marlen Doll e mbajti premtimin. Në ndeshjen kundër Spanjës oferta u rrit në 16 orë dhe Kili sërish triumfoi. Por në përballjen me Holandën Marlen Doll, nuk plotësoi dot dëshirat e fansave të saj sepse Kili e humbi sfiden.
Pas heroizmit dhe kualifikimit të Argjentinës në finale të Kampionatit Botëror, portieri Romero fitoi vemendje të madhe mediatike. Pritja e penalltive ndaj Holandës bëri që argjentinasi të tërheqë vëmendjen e femrave të njohura. Njëra prej tyre është këngëtarja Rihana, e cila përmes një postimi në Twitter ka shprehur admirim për pamjen fizike dhe aftësitë sportive të Romeros. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Eliana Guercio, bashkëshortja e argjentinasit. “Nëse do të fitojmë Kupën e Botës, do t’ia jap bashkëshortin Rihanna-s për një javë”, ka premtuar ajo. Por rezultati i mbremshem për fat të keq tregon që Rihana humbi mundësinë të ketë Romeron për një javë.
Dhe motivimet për futbollistët kanë qene me bollëk në këtë botëror. Një gazetare nga Venezuela përpara finales së madhe mes Argjentinës dhe Gjermanisë ftoi në shtëpinë e saj disa mikesha dhe se bashku postuan foto provokuese thuajse të zhveshura. Kjo ishte mënyra e tyre për të përkrahur Argjentinën dhe për t’i sjellë fat asaj. Por sa duket ato vetëm kanë hutuar dhe nuk kanë ndihmuar.
Brazili është tronditur pas humbjes së thellë me Gjermaninë që i nxorri nga gara për kupën dhe pas disfatës me Holandën për medaljen e bronxtë. Por ka dicka me të cilën mund të ngushëllohen brazilianet. Femrat tifoze të ketij vendi e fituan betejën e tyre. Me supermodelen Gisele Bundchen dhe engjellin e Victoria’s Secret Alessandra Ambrosio që i janë bashkuar legjionit të tifozeve braziliane herën tjetër mund të shërbejnë si motivim më i fortë për spektaklin në fushë nga ana e Brazilit.
Por në shkallët e stadiumeve dhe sheshet e qyteteve nuk ka vetëm femra me Brazilin. Paparacët kanë sjellë imazhe vajzash shumë të bukura të veshura me ngjyra të ndryshme.
Megjithëse Kupa e Botës në futboll luhet nga meshkujt dhe kryesisht për meshkuj, femrat kanë ditur si ta fitojnë vëmendjen!
Top Channel