Shakira performoi në ceremoninë mbyllëse të Finales së Botërorit “Brazil 2014”. Ajo këndoi këngën (Dare la la la). Këngëtarja kolumbiane solli shumë energji së bashku me Carlinhos Brown në stadiumin e Marakanasë.
Në ceremoninë mbyllëse performuan dhe Carlos Santana e Wyclef Jean. Shakira pas performancës solli në skenë edhe djalin e saj, Milan.
Gjithashtu, i pranishëm ishte edhe Gerad Pique që së bashku me djalin shijuan ceremoninë mbyllëse. 37-vjeçarja Shakira takoi Pique, kur promovoi këngën zyrtare (Waka Waka) të Botërorit në Afrikën e Jugut në vitin 2010. Ajo tha: “Nuk do ta harroj kurrë që unë takova dashurinë e jetës time në kupën e Botës”.
Në konferencën përpara ceremonisë mbyllëse Shakira tha: “Jam shumë e lumtur që jam në Brazil. Këtu kam filluar karrierën time shumë vite më parë dhe brazilianët më kanë mbështetur dhe gjithmonë jam ndjerë edhe pak braziliane”.
Top Channel