‘Meteori’ misterioz digjet mbi Australi

12/07/2014 00:00

Një objekt i shndritshëm është parë në qiellin e Australisë duke tërhequr vëmendjen e njerëzit, të cilët u bënë dëshmitarë të kësaj ngjarjeje të pazakontë.

Edhe pse pamjet e mistershme nuk zgjatën më shumë se 30 sekonda shumë persona arritën të bënin foto, të cilat më pas u hodhën në rrjetet sociale, siç tashmë është bërë zakon, duke u mbushur edhe me komente e supozime nga më të ndryshmet. Shumë e konsideruan objektin si një avion, të përfshirë nga flakët që ishte duke rënë në oqean, të tjera thanë se ishte një meteor.  

Autoritetet deklaruan se objekti ishte parë edhe nga disa pilotë që ishin në fluturim, të cilët e kanë raportuar atë.

Një zëdhënës policie tha se shumë telefonata kishin mbërritur, duke raportuar rastin dhe duke e komentuar atë si një avion të përfshirë nga flakët.

Astronauti australian, fituesi i Çmimit Nobel, Brian Schmidt u shpreh se kishte arritur në përfundimin se objekti ka qenë një mbetje e ndonjë sateliti. Megjithatë, ende nuk është vërtetuar zyrtarisht se çfarë ishte ajo që qytetarët australianë kishin parë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel