Gabriel Garko feston 40 vjetorin

12/07/2014 00:00

Aktori italian, Gabriel Garko sot feston 40 vjetorin. I rritur në provincën e Torinos në vitin 1991 ai merr titullin Mister Italia, por që e refuzon. Vit pas viti karriera e tij pësoi  vetëm ngjitje saqë ai u kthye në sex simbolin e fiction-ave në Itali. Për të patur këtë karrierë të admirueshme Garkon e ka ndihmuar edhe pamja e tij fizike.

Filmi i fundit ku Garko ishte protagonist u shfaq në Festivalin e Kanës me regjisor Asia Argento.  Ai numëron një numër të pafundëm  serialesh dhe filma në kinema .

Aktori torinez po përfundon edhe xhirimet e episodit të katërt “Nder dhe Respekt” që pritet të shfaqet në shtator në ekranet italiane. Edhe në këtë film do të ketë përplasje dhe skena intrigash. Ndërsa për Gabriel pritet sërish një sukses i madh.

FOTO GALERI
3/10

Top Channel