E akuzuar për evazion fiskal, ylli francez i filmave Isabelle Adjani dënohet me 10 muaj burg dhe gjobitet 10 mijë euro
Këngëtarja Kesha ka folur mbi problemet që ka pasur me të ngrënit duke thënë se në të kaluarën e kishte bindur veten se duhet të ishte patjetër e dobët nëse donte t’i rezistonte industrisë së muzikës.
Kesha u fut në rehabilitim në muajin janar pasi vuante nga bulimia dhe kujtoi se dita e parë në klinikë ishte më e frikshmja e jetës së saj.
“Kisha shumë frikë, por e dija që duhet të kurohesha pasi trupi ishte fikur. Isha e shqetësuar edhe për atë që do të mendonin njerëzit. Unë kisha probleme me të ngrënit, por e dija që njerëzit do të mendonin se isha e droguar ose e alkoolizuar”, zbulon Kesha në një artikull të shkruar për revistën britanike ‘Elle’.
Kesha ia vë fajin industrisë muzikore që i bën shumë presion këngëtarëve: “Pritshmëritë mbi trupin e njeriut nuk janë aspak reale në botën e spektaklit dhe unë nisa të isha një kritike e egër e trupit tim. Isha fiksuar pas idesë se njerëzit kërkonin të më bënin foto gjatë gjithë kohës e më pas t’i postonin nëpër media online duke më nxjerrë difektet.”
Top Channel