Pirsingu i ri i Rihanna-s
10/07/2014 00:00
Një pirsing të vendosur në hundë. Ky është aksesori më i ri që Rihanna i ka shtuar vetes.
Këngëtarja nga Barbadosi u fotografua në rrugët e Nju Jorkut me një fustan të bardhë, atlete, një kapele dhe flokët të lëshuar nën të.
Pavarësisht se nuk zhgënjen asnjëherë me shijet e saj në veshje, ai që ra më shumë në sy ishte pirsingu u vendosur në pjesën ndarëse të hundës.
Së fundmi këngëtarja është e angazhuar në xhirimet e videoklipit të radhës të saj, fragmente prej të cilit janë bërë tashmë publike.
Top Channel