Video/ Mbi 100 robotë përgatiten për gjysmëmaratonën e dytë humanoide në Kinë
Malcolm Young, kitaristi i bandës së famshme muzikore AC/DC ndodhet i shtruar në spital për shkak të problemeve shëndetësore.
Lajmi është konfirmuar nga vetë pjesëtarët e tjerë të bandës muzikore në një rrëfim për revistën “Classic Rock”. Zërat për shqetësimet shëndetësore të kitaristit 61-vjeçar u përhapën fill pas mungesës së tij në xhirimet e albumit të 15 të grupit, i parashikuar për t’u hedhur në treg brenda këtij viti.
“Malcolm na mungon! Ai është i fortë. Ndodhet në spital, por është i fortë”, citohet pjesëtari tjetër i bandës, Brian Johnson nga revista “Classic Rock”.
Për momentin gjithcka është mbyllur me “shqetësime shëndetësore” pa dhënë detaje se nga se vuan Malcolm. Në muajin prill në faqen zyrtare AC/DC nxorri një njoftim për shkëputjen e tij për shkak të problemeve shëndetësore.
Malcolm, i lindur në Skoci dhe i rritur në Australi është ndër themeluesit e bandës nga e cila nuk është shkëputur në 40 vite karrierë.
Top Channel