E akuzuar për evazion fiskal, ylli francez i filmave Isabelle Adjani dënohet me 10 muaj burg dhe gjobitet 10 mijë euro
Valentino ishte i ftuar në një drekë nga familja Kardashian përpara dasmës së Kim me Kanye West dhe nuk është çudi që ylli i “reality”-t ishte e ftuara speciale në Valentino Haute Couture dhe ishte ulur në radhën e parë krah stilistit italian.
Ajo ishte në fokusin e fotografëve teksa mbërriti në javën e modës në Paris. Ylli i “reality”-t ishte në kryeqytetin e modës për të mbështetur motrën e saj Kendrall, e cila mori pjesë në sfilatën e Channel.
Kendrall Jenner ka filluar karrierën e saj si modele dhe pas shfaqjes në Givenchy ajo u shfaq në sfilatën e Karl Lagerfeld për vjeshtë/dimër 2014-2015. Shfaqja e Kendall në sfilatën e Channel po çimenton vendin e saj në botën e modës, duke e larguar pak nga pak nga “reality” i familjes së saj “Keeping Up With The Kardashians”.
Top Channel