Këngëtarja italiane: Shpresoj të bashkëpunoj me këngëtarë shqiptarë

10/07/2014 00:00

Nëse për gjithë të tjerët stina e verës nënkupton pushime, për pjesën më të madhe të artistëve është krejt e kundërta. Këngëtarët publikojnë albume e lancojnë këngët e verës me shpresën se do të zënë vendet e para në klasifikime e pse jo, të shndërrohen ndër këngët më të pëlqyera të stinës. Turet janë aktivitete të njohura e të shumëpritura jo vetëm nga vendasit, por edhe nga vizitorët.

Në mbrëmjen e organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë, në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Tiranë ishte e pranishme këngëtarja italiane Ilaria Porceddu. Duke u pergatitur per performancen e saj, i eshte gezuar edhe natyres se bukur te Orikumit.

“Kam dy dite ketu dhe jam shume shume e lumtur sepse per mua eshte hera e pare qe jam ne Shqiperi dhe mund te them se ne kaq pak dite kam zbukuar nje vend te ri, kam pare shume vende te bukura te natyres dhe njerez shume te mire e mikprites. Shpresoj qe te kem lene gjurme dhe ky vend te jete nje ogur i mire si per mua, ashtu edhe per ju.”, thotë Ilaria.

Pjesemarrese ne edicionin e parë të “X Factor Italia” dhe në Festivalin “Sanremo Giovani”, Porceddu eshte vleresuar si nje nga zërat më premtues të brezit të ri të kantautoreve të muzikës italiane.

“Blej dhe shes arin! Jane ato tabelat qe shohim neper dyqanet ku dikush mund te coje per te shitur arin dhe per te marre parate ne dore. Kjo eshte filozofia e kenges nese mund ta quajme keshtu sepse ne fakt kjo eshte dicka qe ndodh realisht ne Itali dhe ne shume vende te tjera te botes. Keshtu pra nese duam te vazhdojme te bejme ate qe duam te bejme dhe te jetojme ne menyre dinjitoze jeten tone, kerkojme per ato gjera te vogla qe pavaresisht se nuk mund te na duhen me, jane pjese e femijerise sone,  e ndonjehere jemi gati t’i shesim per te pagur faturat apo edhe qerane, por gjithmone ne menyre shume dinjitoze.”, shton ajo.

Do te kthehet serish ne Shqiperi, por tashme me nje tjeter qellim.

“Jam shume a apasionuar pas tradites muzikore te popujve. Une vij nga Sardenja, nje toke me rrenje te forta, keshtu qe pse jo mund te kthehem serish ketu per nje jave e te filloj te kerkoj per ndonje kengetar te mundshem per te bashkepunuar.”, rrëfen këngëtarja italiane.

“Vendo l’oro” eshte nje nga kenget e saj me te preferuara.

Ajo shprehu impresionet e saj për Vlorën, për bukurinë e qytetit, që sipas saj, e befasoi.

“Frekuentova dhe shijova edhe detin në këtë qytet të bukur dhe dua të vij sërish këtu”, u shpreh ajo.

Top Channel