Conchita Wurst dhe Jean Paul Gualtier puthen në fund të sfilatës

10/07/2014 00:00

Pasi fitoi festivalin “Eurovision Song Contest 2014”, karriera e Conchita Wurst po njeh vetëm ngjitje.  Këngëtarja austriake në muajt e fundit është kthyer në një personazh të vërtetë, saqë edhe stilisti i famshëm francez Jean Paul Gautier e ka zgjedhur si modele në prezantimin e koleksionit më të ri në javën e modës që po zhvillohet në Paris.

Por stilisti ka shkuar përtej duke u ulur në gjunjë në pasarelë përpara se t’i dhuronte një puthje plot pasion. Këngëtarja aq shumë e diskutuar për seksualitetin e saj duket se edhe për Gualtier është kthyer në një burim frymëzimi pasi u zgjodh për të sfiluar në koleksionin më të ri të stilistit, vjeshtë/dimër 2014-2015.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel