Victoria Beckham flet për krizën me djalin Brooklyn Beckham: Gjithmonë kemi bërë më të mirën për fëmijët tanë
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, 55 vjeç, ka shkuar drejt altarit me të fejuarën e tij Mariann Barrena McClay, 44 vjeç. Ceremonia u zhvillua në Vankuver, në vendlindjen e bashkëshortes së tij.
Në fillim të qershorit u martua vajza e Ancelottit, Katia dhe të dielën kjo i takoi misterit. Kjo është martesa e tij e dytë. Carlo Ancelotti ka qenë i martuar për 25 vjet me Luisa Gibellini dhe nga kjo martesë ka 2 fëmijë.
Marrëdhënia e tij me zonjën Barrena ka filluar rreth 2 vite e gjysmë më parë pas një shëtitjeje romantike me gondola në qytetin e Venecias.
Një grua shumë e bukur dhe me shumë klas, Mariann ka lindur në Vankuver, por me prindër spanjollë. Ajo flet tre gjuhë të huaja dhe CV-ja e saj është për t’u respektuar.
Një master në administrim-biznes dhe një punë si konsulente në grupin bankar Barclays dhe për një korporatë minerare Dayton Mining. Edhe për Mariann është martesa e dytë dhe ajo ka një vajzë Chloe, 17 vjeç.
Top Channel