Premtimi i bashkëshortes së Romeros

08/07/2014 00:00

Bashkëshortja e Sergio Romero, Eliana Guercio i ka bërë një premtim të veçantë Rihannas, pas komplimentave që këngëtarja kishte shkruar në “Twitter”për portierin e Argjentinës.

“Nëse fitojmë Botërorin  do t’ia  dhuroj për një javë Rihannas bashkëshortin tim”, ka thënë Guercio. Si do që të shkojë për Sergio Romeron, të paktën ai sërish do të ngushëllohet në krahët e një gruaje të bukur.

Përpara disa javëve, Rihanna i kishte bërë një kompliment numrit një të Argjentinës duke shkaktuar xhelozinë tek bashkëshortja e tij dhe duke marrë përgjigjen e menjëhershme pas fitores me Belgjikën. Por pas kësaj situate a do të jetë dakord i interesuari kryesor?

FOTO GALERI
2/4

Top Channel