E akuzuar për evazion fiskal, ylli francez i filmave Isabelle Adjani dënohet me 10 muaj burg dhe gjobitet 10 mijë euro
Për herë të parë po zhvillohet në disa qytete të Shqipërisë festivali “Vox Baroque”, me muzikë antike, i organizuar nga Shoqata Kulturore Artistike “Jan Kukuzeli”, ku pjesëmarrës janë artistë shqiptarë e italianë.
Një koncert është zhvilluar në ambientet e Ambasadës italiane, në prani të ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, ambasadorit italian Massimo Gaiani, dhe artëdashësve të shumtë.
Ky festival ka për qëllim të njohë publikun me muzikën “baroque”, lëvizje kulturore e lindur në Itali. Koncerte të tjera do të zhvillohen në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, më pas në Shkodër e Korçë.
Muzikantët luajnë me instrumente të periudhës së shekujve të 17-18 dhe vepra të kompozitorëve si Vivaldi, Vinci, Hendel dhe Bach.
Top Channel