Bashkëshortja e Schumi-t shfaqet e buzëqeshur

08/07/2014 00:00

Corinna Schumacher është një heroinë. Ajo u fotografua e buzëqeshur në daljen e parë publike, pas aksidentit të tmerrshëm me ski në Dhjetor të vitit të kaluar, që pësoi bashkëshorti i saj Michael Schumacher.

Corinna ka shpenzuar shumë muaj duke i qëndruar pranë Michael-it, përgjatë gjithë kalvarit të tij në spitalin e Grenoble-s në Francë. Ajo u fotografua duke qeshur me një kuti çokollatash në dorë, teksa mori pjesë në një event këtë fundjavë, pasi Michael doli nga koma dhe u transferua duke iu bashkuar familjes së tij në Zvicër.

“Kjo buzëqeshje është një mesazh për fatin. Do të thotë, që do të luftojmë për çdo moment të lumtur në jetë”, shkruan gazeta gjermane “Bild”.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel