Antonio Conte “zbret” në plazh duke na treguar një fizik të tonifikuar. Me një bark të sheshtë, edhe pse nuk shihen abdominalet, dhe me këmbë të tonifikuara duket se trajneri i Juventusit e ka kaluar me shumë sukses të ashtëquajturën “prova e kostumit të banjos”.
Ai u fotografua në shoqërinë e bashkëshortes, Elisabetta Muscarello dhe të fëmijëve të tij. Javën e ardhshme nisin përgatitjet e Juventusit në Vinovo dhe Antonio dëshiron që të mbërrijë në formë dhe i nxirë.
Gjithashtu, në disa foto Conte shihet i shtrirë në shezlong dhe bashkëshortja është duke e përkëdhelur. Ata janë bashkë prej shumë vitesh dhe kanë pothuajse një jetë që njihen. Ndoshta kjo është arsyeja që ata duken sikur janë në ditët e para të dashurisë.
Top Channel