E akuzuar për evazion fiskal, ylli francez i filmave Isabelle Adjani dënohet me 10 muaj burg dhe gjobitet 10 mijë euro Së shpejti, banda legjendare e Rock-ut “Pink Floyd” vijnë me një album, 20 vjet pas “The Division Bell”. Lajmin e ka bërë publik në “Twitter” bashkëshortja e kitaristit David Gilmour. “Disku pritet të dalë në muajin Tetor dhe do të quhet “The endless river””, shkruan Samson.
Në muajin Maj, Polly Samson kishte publikuar në rrjetet sociale një foto të bashkëshortit të saj me 3 vajza të korit, që bënin prova në një studio. Fansat e grupit janë duke pritur me padurim daljen e albumit, që është tërësisht me krijime të reja.
Më 19 Shtator, në Milano, inagurohet edhe ekspozita, e cila është kuruar nga bashkëpunëtori i tyre historik, Aubrey Powell, me të gjithë materialet e arkivuara nga banda legjendare e Rock-ut.
Top Channel