Jennifer Lopez me Versace në “Paris Fashion show”

07/07/2014 00:00

Diva e muzikës botërore JLo ishte e pranishme në “Paris Fashion show”, ku kishte zgjedhur një veshje nga “Atelier Versace”.

Jennifer Lopez nuk e kishte vendosur, nëse do të vishte pantallona apo fustan, por “Atelier Versace” ia kishte zgjidhur këtë dilemë, duke i kombinuar të dyja në një veshje. Veshjen e mrekullueshme në ngjyrë të bardhë, ajo kishte zgjedhur ta shoqëronte me bizhuteri në ngjyrë “të artë”.

Perpara se te ishte prezente ne sfilaten e Parisit, ajo u fotografua ne rruget e kryeqytetit francez me dy binjaket e saj, e veshur “casual” dhe duke nenshkruar disa autografe per fansat  e saj, qe prisnin jashte “Bristol Hotel”. JLo ndodhet ne Paris me rastin e nisjes se turit per promovimin e albumit me te ri A.K.A.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel