Finalja e Wimbledon, vipat pushtojnë tribunën

07/07/2014 00:00

Finalja e turneut Wimbledon nuk është vetëm mundësia për të parë 2 lojtarët më të mirë të tenisit në botë, por ajo tashmë është kthyer në një pasarelë londineze për të famshmit. Të pranishëm në këtë event të botës së sportit ishin çifti Beckham, Princi William dhe Dukesha e Kembrixhit Kate, aktori hollivudian Samuel L. Jackson dhe shumë të tjerë.

Në finalen e Wimbledonit u përballën serbi Novak Djokoviç dhe zvicerani Roger Federer. Djokoviç arriti të triumfojë në finalen e meshkujve pas 4 orësh. Dhe, pas këtij triumfi, tenisti serb pritet të renditet në krye të klasifikimit botëror ATP, duke kaluar edhe spanjollin Rafael Nadal.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel