E akuzuar për evazion fiskal, ylli francez i filmave Isabelle Adjani dënohet me 10 muaj burg dhe gjobitet 10 mijë euro
Ka përfunduar në orët e vona të së dielës edicioni i gjashtë i Festivalit Ndërkombëtar “Polifonia 2014”, aktivitet i zhvilluar në qytetin antik të Bylisit.
Edhe në natën e dytë, grupet pjesëmarrëse prezantuan vlera të polifonisë shqiptare, por edhe të polifonisë ballkanase.
Në përfundim të aktivitetit, Juria nderoi me çmimin e parë grupin polifonik të ardhur nga Janina, Greqi. Me çmime të dyta u nderuan grupet polifonike “Bashkia Fier” dhe “Drashovica Vlorë”.
Me çmime të treta u nderuan grupet artistike të Mallakastrës, Grupi i Kalivacit, si dhe ai i Dropullit. Ndërsa me çmime karriere u vlerësuan grupet e Maqedonisë, Urës Vajgurore, Librazhdit, të Lushnjës, si dhe ai i fëmijëve të Skraparit etj.
Aktiviteti u organizua nga Shoqata “Polifonia Shqiptare”, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Bashkia e Fierit, Bashkia e Ballshit dhe Këshilli i Qarkut Fier.
Çdo grup u paraqit me 3-4 materiale (këngë, valle ose instrument). Në juri morën pjesë muzikologu dhe studiuesi i folklorit, Kosta Loli, muzikologu Naxhi Kasaruho, Prof. Dr. Bardhosh Gace, mjeshtri i madh Ermir Dizdari, si dhe profesori e studiuesi Rexhep Gambeta.
Top Channel