Kristi Lamaj dhe Lei Kraja bëhen bashkë në projektin “UrbanGen”
Pas eliminimit të Italisë nga Botërori, duket se Mario Balotelli ka zgjedhur që të ngushëllohet në krahët e të fejuarës së tij, Fanny Neguesha.
Çifti Balotelli-Neguesha u fejuan gjatë kohës që kishte nisur Kupa e Botës në Brazil. Modelja belge, Fanny, ishte e pranishme gjatë gjithë aventurës së SuperMarios në Botërorin e Futbollit. Ata u fotografuan teksa shijonin plazhin e Majemit.
Çifti dukej shumë i lumtur, teksa luanin dhe qeshnin me njëri-tjetrin. Fanny dukej e mrekullueshme, me një bikini që linte pak vend për imagjinatë, ndërsa SuperMario i është rikthyer modelit të flokëve me kreshtën bjonde. Marrëdhënia Balotelli-Neguesha duket se së shpejti do të finalizohet, duke çuar “djalin e keq” të futbollit drejt altarit.
Top Channel