Shakira shijon një fundjavë në Majemi me familjen e saj

05/07/2014 00:00

Këngëtarja Shakira do të marrë pjesë në ceremoninë mbyllëse të finales së Kupës së Botës, kështu që ajo po kalon një kohë të mrekullueshme me familjen e e saj përpara se të niset në Brazil.

Këngëtarja kolumbiane  shoqërohej nga partneri i saj, Gerard Pique dhe djali 17 muajsh Milan. Ata u fotografuan në Majemi ku kishin zgjedhur për të kaluar një fundjavë ndryshe nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Shakira dukej e relaksuar, e veshur komode dhe pa make-up.

Shakira do të shfaqet për herë të tretë në  një Kupë Bote dhe kësaj radhe në ceremoninë mbyllëse të Rio de Janiero-s, në stadiumin e Marakanasë, përpara finales së 13 korrikut, ku do të performojë hitin e saj “La la la” së bashku me një grup perkusionistësh brazilianë dhe këngëtarin Carlinhos Brown.

“Kam një marrëdhënie të ndërlikuar me futbollin dhe kjo dihet. E di shumë mirë se çfarë do të thotë Kupa e Botës për shumë njerëz duke përfshirë edhe veten time”, thotë Shakira.
 
Në ceremoninë mbyllëse të “Brazil 2014” do të jenë edhe kitaristi Carlos Santana, këngëtari i hip-hop-it Wyclef Jean and dhe këngëtari brazilian Alexandre Pires që do të këndojnë “Dar Um Jeito”.  

Gjithashtu, do të ketë edhe performancë të shkollave të sambas të Rio de Janiero-s.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel