E akuzuar për evazion fiskal, ylli francez i filmave Isabelle Adjani dënohet me 10 muaj burg dhe gjobitet 10 mijë euro
Këngëtarja Shakira do të marrë pjesë në ceremoninë mbyllëse të finales së Kupës së Botës, kështu që ajo po kalon një kohë të mrekullueshme me familjen e e saj përpara se të niset në Brazil.
Këngëtarja kolumbiane shoqërohej nga partneri i saj, Gerard Pique dhe djali 17 muajsh Milan. Ata u fotografuan në Majemi ku kishin zgjedhur për të kaluar një fundjavë ndryshe nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Shakira dukej e relaksuar, e veshur komode dhe pa make-up.
Shakira do të shfaqet për herë të tretë në një Kupë Bote dhe kësaj radhe në ceremoninë mbyllëse të Rio de Janiero-s, në stadiumin e Marakanasë, përpara finales së 13 korrikut, ku do të performojë hitin e saj “La la la” së bashku me një grup perkusionistësh brazilianë dhe këngëtarin Carlinhos Brown.
“Kam një marrëdhënie të ndërlikuar me futbollin dhe kjo dihet. E di shumë mirë se çfarë do të thotë Kupa e Botës për shumë njerëz duke përfshirë edhe veten time”, thotë Shakira.
Në ceremoninë mbyllëse të “Brazil 2014” do të jenë edhe kitaristi Carlos Santana, këngëtari i hip-hop-it Wyclef Jean and dhe këngëtari brazilian Alexandre Pires që do të këndojnë “Dar Um Jeito”.
Gjithashtu, do të ketë edhe performancë të shkollave të sambas të Rio de Janiero-s.
Top Channel