Video/ Mbi 100 robotë përgatiten për gjysmëmaratonën e dytë humanoide në Kinë Një veprim i gabuar i Robbie Williams gjatë një performance i ka kushtuar shtrenjtë një fanseje të tij gjatë koncertit që këngëtari po mbante në “Metro Radio Arena” të Njukasëllit.
Në fakt, këngëtari është rrëzuar nga skena pas disa hapave të kërcimit duke përfunduar mbi një admiruese të muzikës së tij, 52-vjeçaren Margaret Nash, e cila kishte ardhur për të parë shfaqjen.
Zonja ka pësuar thyerje të krahut dhe është dërguar menjëherë në spital, por dhimbja e saj më e madhe ishte se nuk arriti të shijonte koncertin.
Vajza e 52-vjeçares ka shkruar në “Twitter” duke akuzuar ish-anëtarin e “Take That” se nuk kishte kërkuar falje.
Ndërsa stafi i Williams bën me dije se ata janë vënë menjëherë në dispozicion të gruas: “Kemi shkuar dhe e kemi takuar pasi ishte thënë se ndjente dhimbje në krah. Më vonë na informuan se kishte pësuar një thyerje. Ia komunikuam Robbie-t lajmin dhe ai e ka kontaktuar personalisht Margaretën”.
Top Channel