Shakira, në finalen e Botërorit
04/07/2014 00:00
FIFA ka konfirmuar pjesëmarrjen e Shakira-s në ceremoninë e mbylljes së Kupës së Botës në 13 korrik në Maracana në Rio de Janeiro.
Kjo do të jetë herë e tretë që këngëtarja kolumbiane do të marri pjesë në një Kampionat Botëror, ku do të performojë bashkë me artistë të tjerë brazilianë por jo vetëm, duke përfshirë Ivete Sangalo, Carlinhos Broën, Alexandre Pires, Wyclef Jean dhe Carlos Santana.
Shakira do të këndojë këngën e realizuar bashkë me Carlinhos Brown ‘La la la’. Në ceremoninë hapëse të Botërorit ishte e pranishme Jennifer Lopez bashkë me Pitbull.
Top Channel