Video/ Mbi 100 robotë përgatiten për gjysmëmaratonën e dytë humanoide në Kinë
Penelope Cruz dhe Javier Bardem janë një ndër çiftet më të mrekullueshme të botës së Hollivudit. Çdo ditë edhe më shumë Bardem dhe Cruz duken të dashuruar. Në fotot e mëposhtme duket Penelope, e cila i lyen me krem fytyrën bashkëshortit të saj për ta mbrojtur nga rrezet e diellit.
Çifti është fotografuar në plazhet e Tenerifes në Spanjë teksa së bashku me fëmijët Leo dhe Luna janë duke shijuar ditët e pushimit.
Penelope mbante veshur një fustan ngjyrë blu. Fituesja e çmimit “Oskar” është shfaqur e veshur ndryshe gjatë këtyre ditëve sepse ndodhet në Spanjë edhe për xhirimet e filmit të saj më të ri, “Ma Ma”. Aktorja luan rolin e Magdas një grua që lufton për të përballuar dhe kapërcyer fatkeqësitë që i ndodhin.
Ajo tha për “Variety”: “Kërkoj të ndërtoj një të ardhme në kinema duke mos qenë gjithmonë përballë kamerave. Kjo mund të ndodhë rreth 10 vjet më vonë sepse në këto momente e dashuroj këtë që bëj”.
Top Channel